Arbana Osmani nuk publikon shpesh foto me barkun e rrumbullakosur, por nuk ka mundur t’i shpëtojë kamerës së paparacëve të Panorama Plus. Në javët e fundit të shtatzënisë, bashkë me mamanë, moderatorja është fotografuar duke ecur në rrugët e Tiranës në një ditë me shi.

Nënë e bijë duken si dy pika uji!

E ëma e Arbanës, një grua elegante me kapele, ngjan kaq shumë me prezantuesen.

Photo credit: Panorama Plus

Pas shumë udhëtimeve në destinacione të ndryshme të botës, prezantuesja është rikthyer në Tiranë për përgatitjet e fundit të ardhjes në jetë të fëmijës së dytë me partnerin Eduart Grishaj. Në Tiranë ndodhet familja e saj me dy fëmijët, të cilëve do t’u shtohet bebja nr.3 shumë shpejt.

Photo credit: Panorama Plus

Arbana me fustan çiklaminë dhe barkun e rrumbullakosur në rrugët e kryeqytetit, e shpenguar si gjithmonë, vlerësohet nga publiku edhe më shumë për thjeshtësinë e saj.