Të gjithë e dinë që Valbona Selimllarit, miqtë e ngushtë i thërrasin Bobi – një emër që i ka mbetur nga fëmijëria. Siç ka treguar ajo edhe herë të tjera, në fëmijëri ishte çapkëne, tip çuni që luante gjithë ditën futboll: “E dini ju? Unë kam qenë një futbolliste shumë e mirë, luja tërë ditën me çunat. Ka qenë një trajner, nga i cili më mbeti emri Bobi dhe pas tij, të gjithë miqtë Bobi – edhe sot".

Ama jo fëmijët. Dy djemtë dhe vajza e Valbonës, gjithmonë i thërrasin mami, por, në ndonjë rast, sidomos Deni, i madhi, bën shaka me të: “Kur do të më bëjë ndonjë shaka, më thonë “hë mi plakëëë”. Unë i them: “Po si ka mundësi që një mami si unë ta quash plakëë”. Por e di që e thotë me shaka….”

Si të gjithë djemtë e rinj që llastohen kur i quajnë mamatë e tyre “plaka”, e kanë stil. Po si mund t’i thuash Bobit “plakë”?

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Valbona Selimllari (@valbonaselimllari)