Nëse do na kërkonin një listë me bossa që janë edhe fodulla, me siguri do të gjenim menjëherë me dhjetëra emra. Duket se ky lloj kombinimi është i gjendur shpesh mes njerëzve të pasur. Ndaj edhe pjesës sonë më të madhe i është krijuar ideja se kush është boss, është edhe fodull...

Samir Mane, një prej biznesmenëve më të mëdhenj në vend, në fakt, nuk mendon kështu. Përballë fëmijëve sonte, Në Kurthin e Piter Panit, ai u përball edhe me një pyetje të tillë: “Mua babi më ka thënë që kush është boss, është edhe fodull. Po çfarë do të thotë fodull?” – ishte meraku i Fineldit.

Samirit, iu duk e vështirë të përgjigjej, por për vete tha se s’mund të pranonte asnjërën prej tyre: “Pyetja ishte e vështirë, por unë nuk jam as boss, as fodull. Fodull dhe boss, në disa raste shkojnë, në disa raste jo. Është e vështireë të të them ndryshimin, por nuk duhet të shkojnë me njëra-tjetrën”