Ishte një njeri që luftoi për t'i dhënë fund aparteidit në Afrikën e Jugut dhe më pas vazhdoi të shërbejë si President i Afrikës së Jugut për 5 vjet. Ishte frymëzim për të gjithë ata që e njohën dhe një hero ndër shekuj. 18 korriku kujton jetën e Nelson Mandelës dhe, po ashtu, na kujton nevojën që burrat dhe gratë e forta duhet të ngrihen kundër padrejtësive, në çdo kohë.

Unë kam ushqyer idealin e demokracisë dhe shoqërisë së lirë në të cilën të gjithë njerëzit jetojnë në harmoni dhe me mundësi të barabarta. Është një ideal, për të cilin shpresoj të jetoj dhe ta arrij, por nëse do jetë nevoja, është një ideal për të cilin jam përgatitur të vdes.”

Nelson Mandela ishte Davidi që mundi Golian e ligjit kolonial. Kongresi Kombëtar Afrikan, nën drejtimin e Mandelës organizoi demonstrata të ndryshme, fushata civile mosbindjeje dhe forma të tjera jo të dhunshme protestash kundër aparteidit. Nelson Mandela u bë fytyra e lëvizjes kundër aparteidit. Ai bindi të zinjtë e Afrikës së Jugut të bashkoheshin kundër regjimit shtypës të qeverisë së të bardhëve. Dhe i pagoi me çmim të shtrenjtë pikëpamjet e tij demokratike.

Në prillin e vitit 1964, në gjykatën e tejmbushur të Johannesburg-ut, Nelson Mandela akuzohej për terrorizëm dhe propagandë kundër pushtetit. Në atë ditë historike, Nelson Mandela mbajti një fjalim për audiencën e mbledhur në sallën e gjyqit. Kjo shprehje, që ishte fjalia mbyllëse e fjalimit, bëri jehonë në çdo cep të botës.

Fjalimi pasionant i Mandela-s ia lidhi gjuhën botës. Për herë të parë, Mandela kishte tronditur themelet e qeverisë së aparteidit. Fjalët e tij vazhdojnë të frymëzojnë miliona njerëz të shtypur në Afrikën e Jugut për të gjetur një perspektivë të re jete. Shprehja e Mandelës qarkullon në rrathët politikë dhe socialë si simbol i një zgjimi të ri.

Si ta festojmë Ditën Ndërkombëtare të Nelson Mandelës?

Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelës është simbol për t’i shërbyer të tjerëve dhe krijimit të një bote më të mirë për të gjithë. Gjeni padrejtësitë në lagjen, qytetin ose shtetin tuaj dhe bëni gjithçka që mundeni për të ndihmuar në zbutjen e tyre. Mos mendoni se gjeste të tilla madhështore si ato të Mandelës janë të nevojshme. Mjafton çdo përpjekje e vogël e të gjithëve për të krijuar një botë të drejtë për të gjithë.