CEO i Instagram-it, Adam Mosseri, postoi një video në Twitter të martën duke iu përgjigjur kritikave që Instagrami zhvendos një pjesë të fokusit të tij nga fotot në video. Kylie Jenner dhe Kim Kardashian e kritikuan këtë ndryshim, duke e quajtur atë një përpjekje për të kopjuar TikTok dhe më pas shumë VIP-a, por edhe përdorues të tjerë, e kanë shpërndarë postimin. Gati 150,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion për ta “rikthyer Instagramin si dikur”, duke bërë thirrje që platforma të qëndrojë e fokusuar në foto dhe të përdorë më pak video, si TikTok.

Në reagimin e tij, Mosseri tha se ndërveprimi me videot po rritet në platformë pavarësisht nga ndryshimet që ajo bën dhe se po anon në atë që përdoruesit tashmë konsumojnë.

“Unë besoj se gjithnjë e më shumë Instagram do të orientohet drejt videove me kalimin e kohës,” tha ai në postim. "Ne e shohim këtë, edhe nëse nuk ndryshojmë asgjë."

Mosseri pranoi se Instagram po teston kryefaqen me ekran të plotë për foto dhe video në një përqindje të vogël përdoruesish dhe se përvoja "ende nuk është e mirë".

Ai shtoi se platforma po përpiqet të përmirësojë saktësinë e rekomandimeve të saj, që janë postime me të cilat algoritmi i Instagram parashikon se përdoruesit do të angazhohen, edhe pse ata nuk e ndjekin atë llogari.

Mosseri e mbylli videon duke deklaruar se do të vazhdojë të japë përditësime për ndryshimet në Instagram.