Aktorja amerikane, Anne Heche, raportohet se është dërguar në spital në gjendje kritike për jetën pas një përplasjeje me makinë. Automjeti i aktores u përfshi nga flakët duke i lënë asaj lëndime të mëdha.

Incidenti ndodhi të premten në mëngjes në zonën Mar Vista të Los Angeles, pranë shtëpisë së Heche.

Automjeti i aktores, Mini Cooper blu, goditi një shtëpi dykatëshe dhe shpërtheu më pas në flakë, sipas departamentit të zjarrit të Los Angeles (LAFD).

"Pesëdhjetë e nëntë zjarrfikësve iu deshën 65 minuta për të hyrë, mbyllur dhe shuar plotësisht flakët e forta brenda strukturës së dëmtuar rëndë",- thuhej në raportin e LAFD.

Një grua u gjend brenda automjetit, e cila u dërgua në një spital të zonës në gjendje kritike”, - thuhet më tej në raport.

Deklarata zyrtare konfirmoi për agjencinë e lajmeve PA, se automjeti kishte hyrë 30 metra në banesë, por pasagjeri kishte shpëtuar pa lëndime.

Aktorja 53-vjeçare është ish-partnerja e prezantueses së emisioneve amerikane, Ellen DeGeneres, dhe është e njohur për filmat si ‘Donnie Brasco’, ‘Cedar Rapids’ dhe ‘Psycho’.