Kjo do të jetë superhëna e katërt me radhë dhe e fundit për vitin 2022.

Ndërsa vera dalëngadalë po shkon drejt vjeshtës dhe netët fillojnë e bëhen më të gjata, superhëna e fundit e vitit do të krijojë një spektakël këtë të enjte (11 gusht).

E njohur si ‘Sturgeon Moon’, Hëna e Plotë e gushtit arrin kulmin rreth orës 21:36 (EDT) të enjten (0136:00 GMT të premten), – megjithëse Hëna do të duket e ndritshme dhe e plotë nga e mërkura deri të premten në mbrëmje (10 dhe 12 gusht).

Nga përkufizimet shkencore konsiderohet si superhënë, sepse Hëna e Plotë ndodh ndërsa Hëna është në pikën e saj më të afërt me Tokën, (e njohur si perigee) gjatë orbitës aktuale. Hëna ‘Sturgeon’ do të shfaqet brenda 90% të kësaj orbite, duke bërë të mundur një superhënë.

Karakteristikë e superhënave është fakti që ato mund të duken më të mëdha dhe deri në 16% më të ndritshme në qiell se Hëna mesatare e Plotë.

Timeanddate.com.