Të gjithëve na kanë rënë në sy flokët e shëndetshëm dhe gjithë shkëlqim të Cardi B dhe më në fund, ajo e ka ndarë sekretin me të gjithë.

Reperja 29-vjeçare hyri në Instagram për të treguar se i lan flokët me ujin e qepëve të ziera.

"Dy larjet e mia të fundit kam zier qepë dhe kam përdorur ujin për të larë flokët," shkroi ajo në një foto të flokëve të saj natyralë nga pas. “Unë e bëra këtë 6 vjet më parë kur fillova udhëtimin tim të rritjes së flokëve të shëndetshëm. U ndala sepse u bëra vërtet dembele. Është pa erë dhe vërej se po u jep shkëlqim flokëve të mi.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cardi B (@iamcardib)

Seksioni i komenteve u mbush me mesazhe mbështetëse nga fansat që donin ta provonin vetë këtë metodë.

Në fakt, “qepët përmbajnë komponime që mund të ndihmojnë në përmirësimin e flokëve të thatë dhe të dëmtuar", sipas një artikulli të Healthline.

Me pak fjalë, Cardi e di ç’po bën me flokët e saj!