Moderatorja e njohur Einxhel Shkira dhe DJ Dagz, më në fund kanë konfirmuar lajmin e përfolur prej disa javësh tashmë – Einxhel është në pritje të ëmbël.

Në një postim të Einxhel pasditen e sotme, morën fund aludimet për shtatzëninë e saj. Çifti i lidhur në BBV do të bëhen prindër për herë të parë.

Bashkë me videon e ëmbël që ka postuar në llogarinë e saj, Einxhel i ka dedikuar edhe një mesazh bebes që do të vijë së shpejti në jetë.

Kur ëndrrat bëhen realitet dhe realiteti është më i bukur se çdo ëndërr në jetë… Kur e do aq shumë jetën sa toka të duket si parajsë dhe ti po qëndron mbi re. Kur ti gjen atë shpirtin binjak dhe Zoti buzëqesh, sepse e di që është momenti të të bekojë me dhuratën më hyjnore. Kur thjesht një prekje dore kthehet në një prekje jete…dhe ne mezi po presim të të prekim duart e tua të vogla”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira)