Marka e Victoria Beckham ka pësuar një ndryshim të madh dhe është diçka që shumë njerëz e kanë mbështetur. Fansat e kanë duartrokitur stilisten për lançimin e një game veshjesh në 'plus size' për herë të parë që nga themelimi i markës së saj në vitin 2008.

Duke ndarë një video të modeles Shareefa J e veshur me një nga fustanet e saj, Victoria Beckham tha se koleksioni skalit butësisht dhe nxjerr në pah figurën, dhe është i disponueshëm në përmasat XS – XXL.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)

Ky ndryshim u mirëprit nga fansat, të cilët u shprehën të lumtur që më në fund po shihnin modele të bëshme të VB.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Victoria Beckham (@victoriabeckham)

Në vitin 2008, Victoria lançoi linjën e saj të parë të veshjeve të grave. Disa kritikë fillimisht ishin skeptikë, por ish-Spice Girl ka mahnitur disa prej emrave kryesorë të industrisë gjatë viteve.