Aldor Nini, drejtori i kompanisë Acromax Media, ka festuar mbrëmjen e kaluar ditëlindjen me një festë madhështore të organizuar në Kepin e Rodonit, në një vilë private me pishinë dhe oborr gjigant. Larg kryeqytetit, pranë detit dhe natyrës së mrekullueshme të jugut, miq dhe të afërm të tij u mblodhën për të festuar së bashku në ritmet e muzikës, pijeve dhe ushqimit të mirë.

Dekori u realizua nga Class Events me një temë tropikale, ku dominonte ngjyra jeshile, ajo e zezë dhe detajet gold. Prania e frutave dhe gjetheve të palmës shiheshin ngado, duke e bërë ambientin edhe më të ngrohtë. Po ashtu, një mur me shotsa në hyrje priste të ftuarit për të nisur festën.

Një kënd për foto përfshinte një kolltuk fuschia, me jastëkë jeshilë dhe me një sfond me palma, ku shkruhej në anglisht, “Një xhiro tjetër rreth diellit”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu)

Në një fjalim hyrës, Aldor Nini falënderoi të ftuarit dhe Class Events për realizimin e dekorit.

“Së pari dua t’ju falënderoj të gjithëve që keni ardhur në festën e ditëlindjes sime. Jam jashtëzakonisht i lumtur me gjithë ju që keni ardhur këtu, që i keni dhënë vëmendje kësaj feste. Jam gjithashtu shumë i surprizuar nga vendi, dekori që ka bërë Class Events. Jam shumë i lumtur që ju shikoj sonte këtu. Ka qenë një listë shumë e gjatë që ma kanë propozuar se kë të ftoj, por unë kam zgjedhur vetëm ata persona që i takoj në mënyrë të përditshme dhe një pjesë që i njoh prej vitesh, të cilët më kanë dhënë përshtypje, energji pozitive në çdo takim që kam pasur me ta. Nuk kam bërë një party që thjesht xixëllon me fytyra dhe emra të cilët bota i do, por një party me emra dhe persona që unë personalisht i dua.”

Ditëlindja e drejtorit të Acromax bëri bashkë një numër të madh personazhesh publikë, si Salsano Rrapi, Albana Perhati, Eni Shehu, Seldi Qalliu, Dasara Karaiskaj, Irma Libohova, Sheila Haxhiraj, Ertila Koka, Alfred Sula, Fatmir Sufa, Dafi Derti, Gigliola Haveriku, Ksenja Shoshaj etj.

Duhet theksuar se merita për atmosferën e mrekullueshme gjatë gjithë darkës u takon veçanërisht të ftuarëve, të cilët e shndërruan në spektakël ditëlindjen e mikut të tyre.

Fotot: Arkiva News