Çdo vit, 1 shtatori i dedikohet shkrimit të letrës me qëllim që të inkurajojë njerëzit në mbarë botën të marrin një stilolaps, një fletë dhe të shkruajnë një letër. Është gjithashtu një ditë për të mësuar mbi artin e shkrimit të letrave.
Në këtë epokë digjitale të teksteve dhe postës elektronike, është mjaft e rrallë të ulesh dhe të kompozosh një letër. Megjithatë, sipas hulumtimeve, ka disa arsye për të mos braktisur shkrimin e letrave.
- Është një mënyrë mjaft e mirë për të komunikuar me ata që doni.
- Njerëzit që shkruajnë letra mirënjohjeje ndihen më të lumtur dhe më të kënaqur me jetën.
- Është një mënyrë e jashtëzakonshme për të forcuar një miqësi, martesë ose një marrëdhënie tjetër.
- Mund të ndihmojë dikë që të kuptojë më mirë këndvështrimin ose pozicionin tënd për një temë të caktuar.
- Miqtë dhe të afërmit tuaj më të mëdhenj në moshë do ta vlerësojnë këtë formë tradicionale të komunikimit.
- Nëse keni një shkrim dore të bukur, kjo është një mënyrë për të treguar aftësitë tuaja të shkrimit.
Një arsye më shumë për të shkruar një letër në vend të një teksti ose e-mail është se ju detyron të mendoni vërtet për atë që po shkruani. Shumë shpesh, ne dërgojmë me nxitim tekste dhe e-mail pa menduar vërtet për ndikimin që fjalët tona kanë te marrësi. Me një letër të shkruar me dorë, detyroheni të jeni më të kujdesshëm me fjalët që zgjidhni.
Mesazhin e morët apo jo? Keni ende kohë për të shkruar një letër pë ata që doni.