Një grua 52 vjeçe është bërë nënë për herë të parë. Fëmija ka ardhur në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë. Vogëlushja quhet Alea dhe gëzon shëndet të plotë.

Nëna e saj, me profesion infermiere në Prishtinë, ka ndarë emocionet e para me kameran, duke u shprehur:

“Mama për herë të parë, ndihem shumë e lumtur, jashtë mase, nuk kam fjalë të përshkruaj aq e lumtur sa jam. Rruga ishte e gjatë, eksperienca ishte shumë e mirë. Jam e kënaqur nga stafi mjekësor, infermierët, jam shumë shumë e kënaqur. Ka qenë një sfidë shumë e madhe për mua dhe për bebin, por më në fund ia dola!”

Videon e ka publikuar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në Facebook.