Shumë fansa po pyesin nëse është gjithçka në rregull mes David dhe Victoria Beckham. Ndërkohë që dyshja nuk kanë treguar ndonjë shenjë të dukshme të problemeve martesore, fansat menduan se stilistja mund ta ketë nënkuptuar diçka të tillë kur ajo tregoi një produkt grimi në krahun e saj. Çfarë ra menjëherë në sy, është se tatuazhi që ajo kishte dikur me inicialet e David është zbehur.

Gjithashtu numrat romakë që përfaqësonin ditën e rifreskimit të zotimit të tyre në vitin 2006, nuk duken më, duke bërë që përdoruesit e mediave sociale të pyesnin se pse e hoqi tatuazhin.

Megjithatë, një burim i afërt me çiftin britanik hodhi poshtë thashethemet për ndonjë problem, duke vënë në dukje se Victoria-s i janë zbehur disa tatuazhe nga trupi i saj gjatë viteve.

Plus, vetëm dy ditë më vonë, stilistja ndau një TikTok me David, ku dukeshin shumë të lumtur.

Pra, nuk ka vend për panik!