Selena Gomez ndau një mesazh të rëndësishëm për ndjekësit, pas intervistës së Hailey Bieber për Call Her Daddy - intervistë që u krtikua nga shumë njerëz online, kryesisht fansa të Selenës.

Duke thënë se është "ironike" që disa kanë zgjedhur të mbështesin linjën e saj Rare Beauty dhe Rare Impact Fund, por injorojnë mesazhin e saj për përhapjen e mirësisë, këngëtarja theksoi në një video live në TikTok rëndësinë e të qenit të mirë me njëri-tjetrin, duke thënë: "Kjo është pikërisht ajo që dua".

"Nuk është e drejtë, sepse askush nuk duhet të flasë kurrë në mënyrën që kam parë," tha ajo, duke shtuar, "Nëse e mbështesni Rare, nuk mund t'ju falënderoj mjaftueshëm, por dijeni se ju po përfaqësoni gjithashtu atë që marka nënkupton dhe kjo është: Fjalët kanë rëndësi. Me të vërtetë kanë rëndësi."

Selena, e cila është një njeri që mbron kauzën e ndërgjegjësimit të shëndetit mendor, e përfundoi mesazhin e saj duke falënderuar fansat që gjetën kohë për ta dëgjuar atë, duke u shprehur:

"Shpresoj që ju ta kuptoni se kjo është shumë më e madhe se çdo gjë tjetër."

Gjatë marrëdhënies së tyre 8-vjeçare, Selena dhe Justin fituan një numër të madh adhuruesish fanatikë. Por kur ata u ndanë në fillim të vitit 2018 dhe Justin u fejua me Hailey-n në qershor të po atij viti, shumë filluan të “kryqëzonin” Justin dhe Hailey-n.

LEXONI EDHE:

Hailey flet si rrallëherë për lidhjen e Justin dhe Selenës: Njerëzit thonë ‘ti ia vodhe’