Nëse do të na pyesnin ndonjëherë, ndoshta edhe në biseda me miqtë, se çfarë quajmë histori suksesi, me siguri në kokë do të na vijnë menjëherë emra të cilët e nisën nga “asgjëja”. Me vete kishin vetëm pasionin dhe vizionin për të na e bërë jetën më të thjeshtë.

E tillë është edhe historia e një prej kompanive më të suksesshme në botë, e cila e ka zanafillën në vitin 1924 në Gjermani. Karl Thielman themeloi një kompani për prodhim makinerish bujqësore dhe pak kohë më pas nisi të punojë me produkte çelik – inoks. Përpunimi i këtyre materialeve pasoi me prodhimin e pajisjeve shtëpiake. Fillimisht me lavapjata, dhe më pas katalogu i këtyre pajisjeve u zgjerua me prodhimin e sobave, furrave dhe aspiratorëve.

Po flasim për “Teka”, emri që të godet sapo e dëgjon por jo të gjithë e dinë se si nisi gjithçka... Po! Kjo mund të jetë një temë shumë e mirë për ta treguar me miqtë, sepse ne këto 98 vite që prej themelimit, vazhdon të mbetet një prej emrave më të mirë të pajisjeve elektroshtëpiakeve në botë. “Teka” sot ka një shtrirje të gjerë me fabrika në Europë, Amerikë dhe Azi, dhe tregton produktet e saj në më shumë se 120 vende të botës.

Për fat të mirë e kemi edhe në Shqipëri dhe përfaqësohet ekskluzivisht nga kompania Elektromagjia, e mirënjohur tashmë në tregun shqiptar prej më shumë se 20 vitesh.

Edhe pse u themelua në Gjermani, me vendosjen e Teka-s në Spanjë, nisi zgjerimi dhe

njohja ndërkombëtare e saj në Europë dhe në botë.

Falë cilësisë maksimale të produkteve, teknologjisë, elegancës që i identifikon dhe dizajnit të tyre të veçantë, “Teka” është ajo që bën diferencën.

Por “Teka” është më tepër se cilësi dhe kjo e bën kaq të veçantë. Filozofia e markës është që çdo produkt të krijojë një lidhje emocionale me atë që do të zgjedhë ta ketë në shtëpi. Dhe pasi kjo ndodh, është e pamundur të ndahesh prej saj. “Teka” është frymëzim për çdo shtëpi!

Përkushtimi i markës Teka për të realizuar produktet me cilësinë, inovacionin dhe dizajnin më të mirë, kanë bërë qe kjo markë të njihet ndërkombëtarisht, duke e vlerësuar atë me shumë çmime përgjatë 10 vjeçarit të fundit. Ndër to mund të përmendim çmimin “Marka më e mirë e pajisjeve elektroshtëpiake” sipas lexuesve të revistës “InsideOut”, Dubai 2018, “Çmimi për interiorin inovativ”, Gjermani 2015, me lavapjatën Intra Eligo, etj.

Pasioni për arkitekturën bashkëkohore e bëjnë Teka-n një nga markat më të pëlqyera nga arkitektët më të mirë në mbarë botën. E për të vazhduar atë bisedën me miqtë për histori frymëzuese dhe suksesi, duhet t’ju themi se Teka ka kontribuar në disa prej projekteve më të rëndësishme arkitekturore në botë, siç është Kulla Eiffel në Paris, Stadiumi Santiago Bernabeu në Madrid, Stadiumi Emirates në Londër, etj.

Përveç standardit të lartë të produkteve, marka u bë e njohur në mbarë botën edhe si pjesëmarrëse aktive në fushën e sponsorizimeve sportive. Marka Teka u bë edhe më e dashur, si sponsorizuese e klubit të futbollit dhe të basketbollit Real Madrid.

Gjithashtu, Teka është një markë me përgjegjësi të lartë sociale e cila bashkëpunon me “Fundación Alzheimer España” (Fondacioni Spanjoll i Alzheimer).

E përfaqësuar nga kompania Elektromagjia, prej 12 vitesh, marka “Teka” është kthyer në një emër shumë të dashur në shtëpitë e shqiptarëve. Një emër që besueshmërinë ja ka dhënë cilësia dhe fakti që vërtet u krijua për të na e bërë jetën më të thjeshtë e më të bukur.