Papa Françesku për herë të parë iu lut drejtpërdrejt presidentit rus Vladimir Putin që të ndalojë "spiralen e dhunës dhe vdekjes" në Ukrainë, duke thënë se kriza po rrezikon një përshkallëzim bërthamor me pasoja të pakontrollueshme globale.

Në një fjalim kushtuar Ukrainës dhe drejtuar mijëra njerëzve në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku i kërkoi Putinit të mendojë për njerëzit e tij në rast të një përshkallëzimi.

Një zyrtar i Vatikanit tha se fjalimi i pasionuar ishte aq i zymtë sa të kujtonte një thirrje paqeje radiofonike nga Papa Gjon XXIII në vitin 1962 gjatë krizës së raketave Kubane.

Ishte hera e parë që Françesku, i cili shpesh e ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës dhe vdekjen dhe shkatërrimin që ka shkaktuar, i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë personale Putinit.

Duke thënë se ai ishte i përhumbur nga gjaku dhe lotët që janë derdhur në këto muaj, Papa i bëri thirrje gjithashtu presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy të jetë i hapur ndaj çdo "propozimi serioz për paqe".

Ai bëri një apel urgjent në emër të Zotit për t'i dhënë fund konfliktit dhe tha se ishte absurde që bota po rrezikonte një konflikt bërthamor.

Françesku më vonë i postoi të dyja thirrjet drejtuar dy liderëve në rusisht dhe gjuhën ukrainase.