Belen Rodriguez u kthye në emisionin Verissimo për t’u rrëfyer për tema të ndryshme: nga familja, te karriera e deri te rikthimi me Stefano De Martino-n. Lidhur me këtë, Belen tregoi se të dy janë ende të martuar për shkak të një problemi burokratik të hasur gjatë kërkesës për divorc.

Ajo rrëfeu se pas paraqitjes së kërkesës për divorc për herë të parë, çifti kishte vendosur t'i jepte lidhjes një shans të dytë. Herën e dytë që u ndanë, gjyqtari e këshilloi çiftin të prisnin. Kur Stefano dhe Belen u kthyen sërish bashkë për herë të tretë, kërkesa për divorc kishte skaduar.

Duke folur për marrëdhënien ndër vite me Stefano De Martino-n, Belen tha se jo çdo gjë shkoi mirë.

“Për të nuk ishte e lehtë, sepse pata një vajzë nga një person tjetër”, -tha ajo, duke vazhduar të shpjegojë. “Rikthimi në jetën time përfshinte edhe pranimin e këtij fëmije që nuk është i tij. Vetëm për këtë arsye, kam edhe të tjera, por vetëm për këtë ai ka fituar gjithçka për mua. Unë kam shumë respekt për këtë qëndrim. Për mua është një gjë e pabesueshme ajo që ai arriti të bëjë.”

Por pse ata u ndanë disa herë?

Rodriguez tregoi se problemet e para lindën për shkak të varësisë ekonomike të Stefanos, sepse në atë kohë ajo fitonte shumë, por sot De Martino ka gjetur rrugën e tij.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Maria Belen (@belenrodriguezreal)