“Kënga Magjike” ka nisur të transmetohet në Tv Klan prej 18 shtatorit. Ndërkohë që këngët pjesëmarrese po prezantohen javë pas jave, netët finale po afrojnë. Së fundmi, faqja zyrtare e festivalit ka zbuluar se kush janë bashkëprezantueset që do të jenë përkrah Ardit Gjebreas.

Bëhet fjalë për Eva Muratin dhe Olta Beqirin.

Ndërkohë që Evën e kemi parë shpesh në ekran, kryesisht në moderimin e emisioneve sportive, Olta Beqiri është shumë e njohur në TikTok, por bëri bujë edhe me pjesëmarrjen e saj në serialin $NOB.

Netët finale të “Kënga Magjike” pritet të mbahen në nëntor.