Ambra Hysa, shkrimtarja e romaneve rozë vjen me librin e saj të ri "Luftë dhe Trëndafila".

Një roman që fsheh dhimbjen e luftës në gjembat e trëndafilave më të bukur në botë, atyre të dashurisë.

Romani ka në qëndër luftën Ukrainë-Rusi, paralelisht marrëdhënien speciale baba-vajzë dhe një histori magnetizuese dashurie mes një çifti artistësh.

"Luftë & Trëndafila" është një esencë e kulluar ndjesish të pastra.

Libri pritet të botohet së shpejti dhe autorja ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale disa foto vjeshte, plot me aromë trëndafilash.

Më shumë se 100 trëndafila të kuq si gjaku, në kontrast me flokët e saj të gjatë dhe të zinj, ku koncepti i "Borëbardhes moderne" reflektohet në një formë surreale...

“Mes luftës dhe trëndafilave, ka një vend të fshehtë, ku jeta është gjithmonë e bukur dhe dashuria gjen mënyrat më të papritura për t’u shfaqur…”

Fragment i shkëputur nga libri:

Ndërkohë që ajo flinte, ai i kishte shkruar një letër dhe bashkë me një trendafil të kuq, e kishte lënë mbi jastëkun e bardhë. Do të kishte dashur shumë ta përqafonte kur ajo ishte zgjuar, por nuk e dinte nëse do të mund t’i kishte përballuar lotët e saj. I puthi lehtë flokët dhe sytë iu veshën me lot, aroma e tyre i solli në mendje mijëra kujtime të cilat e bënin të qeshte dhe të qante. Historia e tyre e dashurisë duhej bërë libër..."