Shpesh vëmë theksin tek konsumi i produkteve të sitinës, kjo për faktin se ato janë të freskëta, i falin trupit tuaj vlerat ushqyese që ai ka më tepër nevojë në stinën e caktuar, dhe sigurisht që vlera e tyre monetare është më e ulët.
Gështenjat kënaqin nespin tuaj këto ditë vjeshte, por janë të pasura me vitaminë C, kalcium dhe fosfor.
Gështenja e pjekur ka vlerë më të madhe, pasi ju jep energji, sasi të madhe të proteinave, yndyrave, vitaminash dhe karbohidratesh.
Në këtë recetë gështenjat do të gatuhen në një tigan mbi një shtresë kripe të trashë, e cila vepron si qymyr.
Kripa është një përcjellës i shkëlqyer i nxehtësisë, që do t’ju lejojë të përftoni gështenja të pjekura në mënyrë perfekte, pa tym dhe pa ndotje.
Pasi të jenë gati, gështenjat do të jenë shumë të buta dhe të lehta për t’u qëruar.
Shijoni ato të nxehta, si një meze e shijshme pasditeje, ose në mbrëmje.
Përbërësit
1 kg gështenja
1 kg kripë e trashë

Përgatitja
Njomini gështenjat për rreth 30 minuta në ujë të ngrohtë. Pasi lëvozhga të jetë zbutur, krijoni në të një çarje të vogël.
Hidhni kripën e trashë në tigan, lëreni të ngrohet dhe më pas shtoni aty gështenjat e prera.
Mbulojini me kapak dhe gatuajini për 30 minuta duke i përzier herë pas here.
Pasi të jenë gati, vendosni gështenjat nën një leckë pambuku të lagur, avulli do t’ju ndihmojë t’i qëroni më lehtë. Shijojini ato të nxehta.
Këshilla
Për një përgatitje sa më të mirë, sigurohuni që tigani të jetë i mbuluar me një shtresë të trashë kripe.
Është gjithashtu e rëndësishme t’i ktheni gështenjat herë pas here, përndryshe mund të digjen.
Për të kuptuar nëse gështenjat janë gati, sigurohuni që të jenë pjekur në pikën e duhur dhe që prerja të jetë pak e hapur.
Gështenjat mund t’i ruani për disa ditë në një qese ose enë hermetike.
Nëse dëshironi ju mund të ruani edhe kripën. Pasi të jetë ftohur, vendoseni në një qese dhe përdoreni për të bërë gështenja të tjera. /AW/