Të gjithë e njohin kuzhinierin e famshëm Nusret dhe të darkosh në restorantin e tij, 'Salt Bae', duket se është një luks i tepruar. Sidomos kur sheh një faturë me shifrën 160.000 euro.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Nusr_et#Saltbae (@nusr_et)

Ishin masive komentet negative për faturën 160,000 euro të paguar nga disa klientë në restorantin e tij në Abu Dhabi, dhe kuzhinieri zgjodhi t'u përgjigjet kritikëve me një biftek të artë.

Nusret Gökçe ka postuar një video në Instagram me një biftek të mbuluar me fletë ari 24 karatësh.

"Banka Federale - 24K flori", ka përshkruar ai videon, e cila duket se është bërë në një nga kuzhinat e restorantit të tij.

Videoja me biftekun e artë erdhi pak ditë pas... qejfit të madh në restorantin në Abu Dhab,i për të cilin vetë shefi i kuzhinës u shfaq i emocionuar nga fatura prej 161.550 euro, pra sa do të kushtonte një apartament 80 m2!

Siç ka shkruar ai: “Cilësia asnjëherë nuk është e shtrenjtë”.