Mbrëmjen e sotme, Melisa Lleshi është surprizuar me një buqetë me lule pas performancës në Dance Albania. E pyetur nëse ka ndonjë adhurues të fshehtë që mund t’ia ketë bërë këtë surprizë, Melisa zbuloi se është në një njohje të re.

“Në fakt, jam në një njohje të re Alketa, por është pak si herët për të marrë lule”, -tha ajo.

Nga pusulla u zbulua se në fakt, dërguesi ishte pikërisht Erindi, balerini i Melisës.

“Më mirë një tufë me lule sesa një kupë”, shkruhej në pusullë.

Rikujtojmë se Melisa ende nuk është vlerësuar me një kupë nga juria e Dance Albania.