Klaudia Pepa është një nga figurat publike më të përfolura në Shqipëri dhe Itali ku i është vënë edhe epiteti "Signorina Waw". Kohët e fundit përveç baletit Klaudia ka shkëlqyer edhe në filma, ku ka treguar talentin e saj në aktrim dhe ka rrëfyer se ka ëndërr të realizojë një film ku të luajë rolin e një personazhi protagoniste në një film të ngjashëm me "Black Swan".

Duket se edhe në kinematografia ajo po korr shumë sukses. Së fundmi, Klaudia ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale se ka fituar një çmim në 'Festivalin e Filmit më të Mirë Ndërkombëtar' në Rumani për rolin e saj në "Lights Off". Balerina është nderuar me çmimin "Mention honorable de la meilleure actrice".

"Nuk mund ta kuptoni lumturinë time! Për hapat e mi të parë si aktore kjo është një kënaqësi e madhe. Faleminderit Best International Film Festival ( Rumani) për këtë çmim. Puna shpërblehet gjithmonë"- ka shkruar ajo në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Klaudia Pepa (@klaudiapepa)

"Light off" është një film me metrazh të shkurtër ku Klaudia është protagoniste si aktore e si balerinë. Ky film flet për kërcimin, ëndrrat, dashuritë dhe gabimet, duke prekur me delikatesë temën e rëndësishme të mosaftësimit pa rënë në klishetë e zakonshme.

Kohët e fundit Klaudia Pepën e shikojmë çdo të hënë në Tv Klan në spektaklin e vallëzimit "Dance Albanie", ku i është besuar roli i anëtares së jurisë. Klaudia ka treguar në intervista se në fillim e kishte marrë me frikë këtë 'sfidë', për të gjykuar në ekran njerëz të cilët nuk janë balerinë.