Nga fustani me spray i Bella Hadid te fustanet e tejdukshme dhe gjithçka që ka veshur Julia Fox, viti 2022 ka qenë i mbushur me momente të veçanta në botën e modës. Hidhni një sy disa prej veshjeve më ikonike që praktikisht bënë që interneti të shpërthente gjatë vitit që po lëmë pas.

Rihanna në hapjen e Fenty Beauty në ULTA Beauty më 12 mars 2022 në Los Angeles, Kaliforni...

Shtatzënia e Rihanna-s dominoi absolutisht skenën e modës në vitin 2022. Një nga paraqitjet e saj të fundit para lindjes përfshinte këtë 'crop-top' argjendi, fund me shkëlqim dhe një zinxhir rreth belit.

Jennifer Aniston me një mikro bikini Chanel në kopertinën e Allure

Për numrin e fundit të Allure, Jennifer Aniston veshi një bikini Chanel vintage. Legjendare.

Kim Kardashian në Met Gala 2022 duke festuar "In America: Antology of Fashion" 

Fustani i famshëm i Marilyn Monroe "Happy Birthday Mr. President" i veshur nga Kim në Met Gala çmendi rrjetin. Nga dieta e saj drastike deri tek dëmtimi i fustanit, pati një mori diskutimesh rreth këtij fustani.

Zendaya në shfaqjen e Valentino Pranverë/Verë 2023, si pjesë e Javës së Modës në Paris, në 10 tetor...

Law Roach ka gjithmonë 'përkrahjen' e e Zendaya. Ky kostum Valentino është një 'perlë' e vërtetë.

Florence Pugh në shfaqjen e modës Valentino Haute Couture Vjeshtë/Dimër 22/23 më 08 korrik 2022 në Paris...

'Java e Modës në Paris' solli shumë veshje të bukura, duke përfshirë këtë fustan të Pugh. Gjoksi i ekspozuar i Florence Pugh shkaktoi komente fyese në Interneti, të cilave ajo iu përgjigj shpejt.

Bella Hadid me fustanin me spray gjatë shfaqjes së Coperni në Javën e Modës në Paris…

Fustani me spray 'Coperni' ishte ylli i sezonit Pranverë/Verë 2023. Bella Hadid dukej ikonike teksa 'vishej' me të bardhë para gjithë botës.

Lizzo në MTV Video Music Awards 2022 në Prudential Center më 28 gusht 2022 në New York...

Fustani i zi që Lizzo kishte veshur në VMA të kujtonte kostumin e famshëm të qeseve të plehrave të Missy Elliot. Një nga pamjet e shumta ikonike të asaj nate.

Taylor Swift gjatë 2022 MTV Europe Music Awards më 13 nëntor 2022...

Epoka e stilit 'Midnights' të Taylor Swift ka qenë magjepsëse për t'u parë, teksa ajo evoluon në një estetikë të re, më të shkëlqyeshme, si ky fundi me zinxhir.

Julia Fox me të brendshme më 15 maj 2022 në Los Angeles, Kaliforni...

Julia Fox di si të marrë vëmendjen dhe kjo veshje (një nga të shumtat) ishte e mjaftueshme për t'u bërë virale në rrjetet sociale. Modelja nuk kishte veshur gjë tjetër veç të brendshmet me një xhaketë dhe çizme xhins. Në vend të çantës mbante në duar pantallonat...