Shakira është vendosur sërish në qendër të mediave pasi po përflitet për një lidhje dashurie me instruktorin e saj të sërfit disa muaj pasi u nda me ish-in e saj Gerard Pique.

'Marca Magazine' raporton se krijuesja e shumë hiteve u pa me instruktoren e saj të sërfit, 24-vjeçaren Gorka Ezkurdia, në një plazh.

Në fotot e publikuara të dy shihen duke qëndruar pranë njëri-tjetrit dhe kjo nuk është hera e parë që dyshja është kapur së bashku. Edhe pse nuk përjashtohet mundësia që mes tyre mos të ketë asgjë romantike, dyshja duken shumë të afërt.

Kjo vjen pasi Shakira nënshkroi zyrtarisht marrëveshjen për kujdestarinë e fëmijëve me ish-partnerin e saj Pique, i cili ka hequr dorë nga kujdestaria e fëmijëve.

Pique ka lejuar fëmijët e tyre, Sasha dhe Milan, të zhvendosen në Miami pas një takimi "intensiv" 12-orësh me Shakira.