40-vjeçari shqiptar Florand Shehu i cili vrau me thikë bashkëshorten e tij 31-vjeçare Anisa në korrik të vitit 2021, është dënuar nga gjykata greke me burgim të përjetshëm.

Mediat greke shkruajnë se i riu ka deklaruar para grupit hetimor se pasi kreu krimin, doli për një shëtitje për të 'pastruar' mendjen.

“Kam vrarë gruan time, brenda banesës ku jetonim. Isha çmendurisht xheloz për të”, rrëfeu po ashtu para policisë 40-vjeçari.

"Në mënyrë të pamohueshme, burgimi i përjetshëm, edhe pse dënimi më i lartë, nuk mund të përshkruajë me saktësi dhimbjen dhe vuajtjen që përjetoi dhe po përjeton familja. Qartë, shprehim kënaqësinë tonë për vendimin e marrë pas një bashkëvlerësimi të të gjitha provave të paraqitura”, deklaruan avokatët e viktimës.

Skena e vdekjes ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në banesën ku çifti jetonte në Kaminia. Ai punonte në një lokal në Troubë, e sapo ishte kthyer nga puna. E njëjta gjë me 19-vjeçaren që punonte në një lokal nate në Kallithea.

Nën ndikimin e drogës, ai ka nxjerrë pistoletën që ua kishte marrë një vit më parë disa rumunëve (sipas fjalëve të tij) dhe ka qëlluar dy herë në kokë partneren Sapo ka kuptuar se çfarë kishte bërë, ka lajmëruar Policinë. Policia e mbërritur në vendngjarje gjeti gruan të vdekur dhe autorin që i priste.