Ceremonia e 'Variety Hitmakers' pati pjesëmarrjen e disa nga emrave më të mëdhenj të muzikës. Por, Jack Harlow dhe Dua Lipa u kthyen në kryefjalën e mbrëmjes.

Dua kishte veshur një kostum 'oversize' me vija gri dhe të bardha, të kombinuar me dy varse të mëdha metalike dhe këpucë të zeza me platformë. Shqiptarja i shtoi look-ut të saj një palë syze të zeza teksa flokët i kishte bërë me onde të lehta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Variety (@variety)

Dua takoi gjatë ceremonisë Jack, gjë që ngjalli shumë reagimi në rrjet. Reperi dukej tejet elegant me një kostum lejla.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Variety (@variety)

Për rikujtesë, në fillim të këtij viti Dua dhe Jack ishin kryefjalë e mediave ndërkombëtare. Arsyeja: Jack publikoi albumin e tij me titull "Come home, kids miss you" i cili përmbante edhe një këngë me titull “Dua Lipa”. Përmes saj ai ka shprehur gjithë simpatinë për yllin e popit. “Dua Lipa, po përpiqem të bëj më shumë me të sesa të bëj një bashkëpunim”-thuhet në tekstin e saj. Duke u mburrur për trupin e tij( shoqëruar me një vlerësim për trajnerin e tij personal dhe bashkëpunimin me Kanye West), ai i lutet Dua të marrë parasysh famën e tyre. “I kam shitur bodrumet, le të bëjmë arena”, thotë ai në këngë.

Më pas 25-vjeçari tregoi se kishte biseduar me bukuroshen para se të bënte këngën. Sipas tij, Dua në fillim ishte habitur rreth qëllimit, por megjithatë është shprehur se ajo mendon se kënga është në rregull. Dy artistët kanë komunikuar më shpesh kohëve të fundit dhe Jack shpreson që Dua, do ta vlerësojë këtë “dedikim të bërë nga ai.”

Ja disa nga reagimet e shumta në Twitter për takimin e tyre:

"Jo, jo, jo...nuk mendoj se Dua dhe Jack shkojnë-..."- shkruan dikush duke nënkuptuar se i sheh ata si çift.

Dikush tjetër shkruan: "Dua Lipa dhe Jack Harlow.. O Zot i madh...ndihmë!"

"Kam nevojë për dikë që të më shoh siç sheh Jack Harlow Dua Lipën."

Brenda pak orësh fotoja e dyshes ishte kudo në Twitter: