E diela ishte e zymtë dhe me rreshje shiu, por javën e ardhshme vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike edhe pse nuk do të mungojnë ditët me shi dhe vranësirat.

Moti për të gjitha ditët e javës parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura. Sipas SHMU vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave.

Reshjet e shiut do të jenë më tepër prezente përgjatë ultësirës perëndimore dhe vecanërisht zonën e veriperëndimit dhe jugperëndim.