Figura të shumta publike shkëlqyen në 'Miami Art Basel' dhe Hailey Bieber ishte një nga yjet që mori më shumë vëmendje me veshjen e saj gjatë mbërmjes. Modelja mori pjesë në panairin e artit duke veshur një nga fustanet më frymëzuese që kam parë deri më tani.

Të enjten, stilisti i saj Dani Michelle postoi një foto të fustanit të Bieber-it për ditën e parë të festimeve të 'Art Basel'. Modelja lishte veshur një fustan të bardhë, mini me rrjetë, me rrathë argjendi që ngjanin me piercing. Fustani bodycon kishte një brez rreth ijeve të saj që arrinte deri në dysheme.

Fustani i Hailey është nga marka me bazë në Milano, Attico.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dani Michelle (@danixmichelle)

Bieber nuk la pas as aksesorët. Ajo zgjodhi një çantë dore dhe taka argjendi me rripa deri te kyçet e saj. Për bizhuteritë, ajo i qëndroi besnike estetikës punk, me një varse të trashë dhe një palë vathë argjendi me diamantë.

Hailey kishte zgjedhur grim klasik minimalist teksa flokët i kishte kapur topuz për të treguar bizhuteritë që shkëlqenin. 

Burimi: Bustle