Dalina Buzi ka reaguar në rrjetet sociale pas debatit të ashpër që pati me Jerina Lalajn në "Goca dhe Gra" mbrëmjen e djeshme. Ajo ka publikuar në Instagram një përmbledhje të të gjitha komenteve të saj për Julka Gramon në "Dancing with the Stars", që variojnë nga vërejtjet, këshillat për t’u përmirësuar e deri te komplimentet.

Theksojmë se Julka është mikeshë me Jerinën dhe ishte e ftuar në emision ku situata agravoi në tone të forta mes dy bashkë-moderatoreve. Krah videos, Dalina shkruan:

“Kush lexon në këto komente mllef, vrer, helm, frustrim, sulme personale, dëshirë për të poshtëruar e ulur konkurrentët, nevojë për t’u ndjerë të plotfuqishëm apo për të përmbushur mungesa tona, kush lexon pandjeshmëri, mungesë kulture, kush lexon ofendime dhe armiqësi, është tërësisht problem i perceptimit të tyre që kanë për botën dhe për veten. Jo i imi. Unë jam atje për të gjykuar. Hajde pra! Le t’i kthehemi spektaklit.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dalina Buzi (@dalinabuzii)

Jerina u shpreh gjatë debatit se në "Dancing with the Stars" “çdo koment ka qenë negativ” nga ana e jurisë, për të cilët tha se “kanë shfrytëzuar pesë minutëshin e lavdisë” dhe “shyqyr që u ka ardhur rasti për t’u shtypur kokën konkurrentëve sepse ky është momenti i tyre”.

Kurse Dalina iu përgjigj duke thënë se “nuk mund të bësh spektakël dhe t’i japësh vetëm kurajo konkurrentëve, sepse është e rëndësishme të jesh i drejtë me të tjerët, përfshirë edhe ata që kërcejnë shumë mirë”. Ajo vuri në dukje se komentet janë thjesht ndjesi dhe opinione personale dhe nuk kanë qëllim të denigrojnë asnjë konkurrent.

Shkak i gjithë debatit u bë një status i Jerinës në Instagram ku shkruante: “Dancing do mbarojë shpejt, po helmit që keni në bark çfarë do i bëni. Një herë të frustruar, gjithmonë të frustruar!!!”