Disa prej nesh, nuk kanë trashëguar gjenet më të mira të familjes dhe jeta bëhet e vështirë kur është fjala për të gjetur një palë pantallona që të përshtaten. Shpeshherë mund të zghënjeheni kur porosisni në internet.
Çelësi? Kushtojini vëmendje gjatësisë së pantallonave. Patjetër, ne e dimë që brand-et si Zara, TopShop, H&M apo të tjera simotra sigurohen që të sjellin çdo trend të mundshëm në kohë rekord, por jo të gjitha mendojnë për “jo edhe aq gjatoshe-t” prandaj zbulimi i linjës “petite” ishte gjëja më e mirë që mund të bënim sot. Për të gjitha ju vajza që nuk keni këmbë kilometrike dhe doni të dukeni elegante, Class ka sjellë për ju disa sugjerime që stilistët rekomandojnë. Shfletoni galerinë dhe kujdes me kartën e kreditit.