Historia e dashurisë mes Stresit dhe Keisit është rikthyer sërish në vëmendje, pasi reperi u bë pjesë e "Big Brother VIP Kosova". Edhe pse ka vetëm pas ditë që formati ka nisur, reperi ka bërë disa deklarata të bukura, të papritura dhe që po komentohen shumë në rrjetet sociale. 

Duke folur për arsyet se pse u bë pjesë e "Big Brother VIP Kosova", Stresi deklaroi:

"1. Për një eksperiencë që vjen një herë në jetë dhe për të treguar një anë tjetër që nuk ka lidhje me “bad boy for life”.

2. Të njoh veten më shumë.

3. T’i jap një shans tjetër jetës, të harroj gabimet dhe të bashkohem me ish-bashkëshorten." 

Teksa deklarata e tij u bë virale dhe po komentohet nga shikuesit, nuk ka munguar një reagim as nga ish-partnerja e reperit. 

Keisi ka publikuar në Instagram videon  ku shfaqet Stresi duke thënë se “vetëm nëse vjen ish-gruaja dal nga ‘Big Brother’” dhe “harroje që del dikush tjetër këtu që e konkurron atë”. Krah saj shkruan: 

“Njiheni pak edhe ju". 

Çifti kanë qenë në lidhje për 7 vite. Ata u ndanë 3 vite më parë, por kanë ruajtur raporte të mira. 

 

Lexo edhe: Mos ndoshta do kemi një tjetër histori 'Bora-Donald' në 'Big Brother VIP Kosova'?