Gjatë një studimi britanik me titull "Sexual Happines", u zbulua se gratë janë më të pakënaqura se burrat, në një marrëdhënie, përsa i përket jetës seksuale. Dhe kjo për arsyen se janë disa veprime që ato nuk i dëshirojnë gjatë seksit.

Prandaj, vëmëndjen këtu:

1. Mos hyni direkt në temë, gratë e duan paralojën

Nëse nuk ka mjaftueshëm paralojë përpara aktit, gjasat janë që seksi për gruan të mos jetë i kënaqshëm. Sigurisht, jo gjithmonë duhet paraloja sepse jo çdo moment është i njëjtë, por në pjesën më të madhe të rasteve, s'duhet të mungojë. 

2. Gratë e urrejnë kur i theksoni pasiguritë

Në momentin që ju i përmendni pasiguritë për trupin e tyre, si mbipesha apo diçka tjetër, atëherë shkatërroni gjithë momentin. Tregojini partneres suaj, me fjalë dhe me vepra, se ajo mund të ndihet rehat dhe vetvetja me ju, pa u kompleksuar për asgjë.

3. Asnjë gruaje s'i pëlqen "narcisti"

Nëse jeni tipi i burrit që mburret vazhdimisht për aftësitë e tij seksuale, thjesht ndaloni. Nëse jeni i mirë në shtrat, ajo do e shohë vetë. Narcizmi seksual është i panevojshëm.

4. Mos pyesni vazhdimisht për orgazmën

Kjo ju bën të dukeni të pasigurt dhe të bezdisshëm. Thjesht shijoni momentin dhe diskutoni më pas, nëse diçka nuk shkoi apo çfarë mund të bëni ndryshe radhës tjetër.

5. Imitimi i asaj që shihni në porno: Një "jo" e madhe

Për shumicën e njerëzve pornografia është burimi i tyre i parë i informacionit në lidhje me seksin. Sidoqoftë, jo gjithçka që shihni është reale. Në pjesën më të madhe të rasteve, është krejt e kundërta. Nëse krahasoni vazhdimisht jetën tuaj seksuale me atë të videove pornografike, do të mbeteni të zhgënjyer, jo vetëm ju, por edhe partnerja juaj. 

Burimi: E Times