Paraliza e gjumit është paaftësia për të lëvizur apo folur ndërkohë që jeni zgjuar, pra truri është zgjuar, kurse trupi ende jo. Paraliza e gjumit është një fenomen që ndodh në momentin kur ju zë gjumi ose kur sapo jeni zgjuar. Sipas studimeve të fundit, paraliza e gjumit prek një pjesë të madhe të njerëzve dhe ata që e kanë përjetuar, e tregojnë si një ekperiencë të tmerrshme në jetën e tyre, që mund të zgjasë nga disa sekonda deri në disa minuta.

Të gjithë mund ta përjetojnë paralizën e gjumit dhe s`ka asgjë të keqe, por nëse ajo bëhet e zakonshme duhet të kërkohet ndihmë nga psikologu. Stresi është faktori kryesor që e shkakton paralizën, thonë studimet, dhe mund të çojë deri në paralizë të përditshme. Nëse për shumicën e njerëzve kjo është një ekperiencë e frikshme dhe e padëshiruar, disa të tjerë e nxitin paralizën e gjumit në mënyrë që ta kthejnë në një ëndërr të kthjellët, mbi të cilën kanë kontroll. Por, nëse vuani nga paraliza e gjumit mund të bëni disa gjëra, të cilat ju ndihmojnë ta shmangni:

1. Shmangni stimulantët e gjumit

2. Mos shikoni televizor përpara se të flini

3. Mos përdorni celularin para gjumit

4. Shmangni gjumin gjatë ditës

5. Mos flini të kthyer në shpinë