Aktorja dhe moderatorja Delinda Disha është përballur me një situatë aspak të këndshme së fundmi.
Në mediat sociale ajo ka akuzuar një polic e ka gjobitur dhe e ka ngacmuar apo ka kaluar kufijtë. Teksa ka publikuar edhe emrin e tij, Delinda i kërkon drejtorisë së Policisë të marrë masa.
“Ruhuni o gra, vajza, nëna, motra se sot keni në qarkullim një polic që përveç gjobës ju bën dhe si kodosh…. Eh kur do dhe polici në orar të punës të gjuaj për laraska. Drejtoria të marrë masa për policët që shkelin etikën e punës dhe kalojnë kufinjtë e komunikimit, nuk respektojnë uniformën”, shkruan Delinda e cila më pas ka ndarë disa mesazhe të vajzave që janë gjenden në të njëjtën situatë.