Nga kontinenti i Antarktidës është shkëputur një ajsberg masiv prej 1550 km katrorësh i quajtur Chasm-1. 

Sipas studiuesve ajsbergu u shkëput gjatë një batice. Shkencëtarët kanë vite që vëzhgojnë zgjerimin e çarjeve të mëdha në akujt e Antarktidës. 

Formimi i ajsbergëve është një proces natyror, por shkrirja e tyre mund të përshpejtohet nga ngrohja globale. 

Edhe pse ky incident nuk lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet klimatike, efektet e ngrohjes globale janë qartësisht të dukshme në Antarktidë.