Djali i Kylie Jenner dhe Travis Scott feston sot ditëlindjen e parë dhe Kylie ka bërë një urim special në mediat sociale.
Ajo ka ndarë për herë të parë foto e video të të voglit që e kishte mbajtur larg mediave sociale deri tani.
“AIRE. Djali im, hëna ime, ylli im. Viti më i bukur i jetës sime me ju. Ti na plotëson engjëlli im. Mami të do. Gëzuar 1-vjetorin. Zoti të bekoftë gjithmonë.”-shkroi ajo.
Pamjet tregojnë Aire duke buzëqeshur gjatë udhëtimeve në plazh, udhëtimeve me makinë me Stormi etj.
View this post on Instagram
Ky postim erdhi dy javë pasi 25 vjeçarja tregoi fytyrën dhe emrin e Aire për herë të parë.
Kur ylli "Keeping Up With the Kardashians" lindi në shkurt 2022, ajo dhe Scott, fillimisht e quajtën djalin e tyre Wolf (Ujk). Por më pas ndryshuan mendim.