'Stormi World', është tashmë një festë traditë për çdo ditëlindje të vajzës 5-vjeçare të Kylie Jenner, Stormi. Pra kështu quhet çdo ditëlindje e saj, e cila është e personalizuar deri në detaje.
Por, pothuajse çdo vit, që nga 1-vjetori saj, njerëzit kanë pasur kritika. Këtë vit për shkak të tragjedisë të ndodhur pikërisht në koncertin e madh të Scott, ironikisht, të quajtuar “Astroworld”.
Festa madhështore, e organizuar me lojëra dhe një sërë aktivitetesh për fëmijë, u rikthye me të njëjtin emër, çka irritoi njerëzit.
Kujtojmë se koncerti u mbajt në vitin 2021 dhe për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve dhe turmës masive, pati 10 viktima dhe një sërë njerëzish të lënduar.
Asokohe, Travis u përball me një numër të madh kritikash dhe për fare pak u anulua nga fansat e tij, si pasojë e një videoje që qarkulloi në rrjet. Në video shfaqej Travis që vijonte performancën, ndërkohë që njoftohej të ndalonte sepse po ndodhte një emergjencë. Më pas, reperi postoi një video ku u kërkonte ndjesë fansave, të lënduarve dhe familjarëve të tyre.