Për një kohë të shkurtër, 'The Crown Boutique Hotel' u kthye në një nga vendet më të lakmuar për vendas dhe të huaj në kryeqytet. Shërbimi i hotelit dhe restorantit, stili i rafinuar dhe stafi i përzgjedhur, e ka kategorizuar këtë vend në standardet më të larta të kësaj industrie.

Një vend ku gërshetohet luksi, shërbimi i dedikuar dhe kuzhina prestigjioze, të cilat tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendjen e njerëzve, sidomos të atyre që e adhurojnë stilin anglez.

Kur përmendet restoranti The Crown, fjalia që vjen më pas është 'A e ke provuar Bubbles Afternoon Tea?'.

Një stil i veçantë i shërbimit të çajit, bazuar në traditën e vjetër angleze, që shoqëron më së miri pasditet mes miqsh, ku shija e çajrave përshtatet me ‘snacks’ të përgatitura nga kuzhinierë profesionistë.

Por këtë herë do e vendosim fokusin në një hallkë të rëndësishme të këtij brand-i.

The Crown është gati të shpërndajë 'kurora' në kryeqytet për ata të rinj që janë të apasionuar pas hoteleri turizmit, shërbimit, gatimit dhe menaxhimit.

Është fjala për The Crown Hospitality Academy. Një akademi e fokusuar në trajnimin e stafeve të bizneseve HORECA, në fushat e menaxhimit, shërbimit dhe barit.

Trajnimi zgjat 3 muaj, në të cilat, 1 muaj do të zhvillohen trajnime të përgjithshme mbi fushat dhe 2 muaj specializim në fushën e zgjedhur.

Ajo që do e dallojë këtë akademi nga të tjerat është jo vetëm profesionalizmi nga emra me shumë eksperiencë, por metoda on-job training, që do të thotë se çdo student do të testojë aftësitë me klientë të vërtetë në ambjentet e The Crown Restorant.

Gjithashtu akademia është e licensuar dhe ofron certifikata, të cilat njihen nga zyra e punës, për ata persona që do të ndjekin trajnimin.

Inaugurimi do të realizohet më datë 5 mars, por theksojmë se aplikimet kanë filluar për studentë individual apo dhe për bizneset që duan të investojnë në rritjen profesionale të stafit të tyre.

Një mundësi për të marrë 'një kurorë' që vlen shumë në karierrën dhe profesionalizmin në fushën e hoteleri-turizmit.

Për më shumë detaje dhe informacione kontaktoni:

+355 69 8030777