Nuk është surprizë që Stresi dhe ish-kryeministri Sali Berisha kanë një lidhje të ngushtë. Reperi është mbështetës i flaktë i Partisë Demokratike dhe ka shprehur gjithmonë adhurimin ndaj liderit historik të partisë së djathtë. 

Dhe sigurisht, mbështetje ka marrë edhe nga Berisha. Edhe së fundmi ai i ka dërguar një mesazh në WhatsApp duke e uruar për fitoren në "Big Brother VIP Kosova". Reperi e ka publikuar menjëherë në Instastory duke treguar kështu vlerësimin që ka për të. 

Para disa ditësh aventura e "Big Brother VIP Kosova" u mbyll dhe Stresi doli fitues. Ai ishte bërë pjesë e formatit nga fillimi dhe ia doli të triumfojë duke marrë 160 mijë euro. 

Por, si do i shpenzojë ai kaq shumë para? Epo, reperi thotë se nuk do të bëjë skena dhe të thotë se do i çojë për bamirësi se në çmimin ia dedikon nënës së tij e cila del në pension. 

"Unë këtë Big Brother ia dedikoj vetëm nënës sime. "Jo do bëj bamirësi", se nuk i ka njeri këto gjëra të lodhura. Të gjithë shumën ia dedikoj nënës sime. Ajo del në pension këtë vit edhe çfarë ka hequr ajo me mua, si më ka rritur me halle, kam kaluar shumë me të, jam rritur tani dhe çdo gjë i dedikohet Shpresës sime."- tha ai në një Live në Instagram.