Hyrja e Lorenc Hasramës në "Big Brother VIP" bëri zhurmë menjëherë pasi u raportua se ka qenë në lidhje me Keisin. Si për ta përforcuar më shumë këtë, regjia gjatë hyrjes së Lorencin fokusoi Keisin dhe Sabianin që ndodhej në studio.  

Ky i fundit ka reaguar në lidhje me zërat, duke i mohuar. Ai shkruante se me Lorencin kanë miqësi të përbashkët por nuk ka qenë në lidhje me vajzën e tij.  

Nga ana tjetët, dyshimet janë forcuar nga Keisi e cila në një farë mënyre ka shkëputur marrëdhënien me Kristin. Ajo thekson se kjo është thjesht një fazë njohjeje dhe nuk do që të bëj asnjë hap më tej për sa kohë janë brenda shtëpisë së Big Brother, pra nuk dëshiron ta quaj një marrëdhënie të mirëfilltë, pasi nuk ndihet e dashuruar. 

Sot shoqja e saj ka deklaruar në "Shqipëria Live" se nuk besonte te jetëgjatësia e raportit të Keisit me Kristin. 

"Mendoja se kur të dilnin do ndaheshin sepse nuk janë tipa të ngjashëm dhe nuk kanë asgjë të përbashkët. Edhe karakteri, edhe ana fizike."-tha ajo. 

E pyetur nëse Lorenci ndikoi në ndarjen e saj nga Kristi, shoqja e Keisit tha: "Keisi e shpjegoi edhe vetë shumë qartë. Në momentin kur u bë imitimi nga Visi, ajo e pa veten dhe se si vepron. Plus hyrja e Sabianit, plus edhe Gerti i tha "Je bërë si shërbëtorja e Kristit". Nuk besoj se ka lidhje fare Lorenci. Ka marrë sinjale dhe e kuptoj veten e saj se ishte diçka që nuk po ecte.

Por, çfarë e lidh Keisin realisht me Lorencin? Miqësi, apo lidhje romantike? 

"Vetëm miqësi. Kanë një shoqëri të përbashkë, profesioni i ka lidhur të dy."-deklaroi shoqja e këngëtares.