Ju ka marrë malli një një "beef" të ri mes reperëve shqiptarë? I kemi dy emra: Majk dhe Mozzik. Nuk dimë të themi nëse mes tyre ka diçka konkrete, por një koment i Majk ka ngritur hije dyshimi te ndjekësit.

ÇFARË NDODHI: Majk ka publikuar në TikTok një video ku paralajmëron një projekt të ri muzikor, duke ndarë me ndjekësit e tij një pjesë nga teksti. E mes komenteve dikush e akuzon se ka kopjuar Mozzik.

Gjithsesi, ky koment nuk ka shpëtuar pa një përgjigje nga Majk.

ÇFARË U THA: Ai shkruan se në momentin që do kopjojë një artist shqiptar do heqë dorë nga muzika. Jo vetëm kaq, por shton se ka kohë që nuk "i ka rënë në vesh" asnjë këngë e Mozzik dhe se nuk i dëgjon.

"Atë ditë që ia kopjoj tekstin një këngëtari shqiptar, e lë muzikën. Përndryshe, nuk më ka rënë në vesh prej kohësh asnjë këngë e tij, nuk është se e dëgjoj"- shkruan Majk, duke hedhur kështu edhe një "kunjë" për Mozzik, pasi duhet ta pranojmë tregu muzikor në Shqipëri dhe Kosovë është i vogël dhe këngët e njëri-tjetrit artistët mund t'i dëgjojnë lehtësisht në rrugë, clube, markete etj.


PANORAMA MË E GJERË: Mes Mozzik dhe Majk nuk ka pasur ndonjëherë përplasje, të paktën publikisht. Por, ata kanë pasur raporte të mira ose korrekte para pak vitesh. Madje, edhe e përkrahnin njëri-tjetrin në mediat sociale, si ky rast kur Mozzik publikoi në Instagram këngën e Majk "Sytë mu kanë qorru", madje duke e cilësuar si "banger" dhe Majk "gee". Për ata që nuk janë shumë të afërt me botën e hip-hopit janë epitete që tregojnë vlerësime, këngë shumë e mirë.


Por, që atëherë ata nuk janë parë bashkë, nuk e kanë mbështetur njëri-tjetrin e as nuk ndiqen më në Instagram. Madje Majk as nuk e dëgjonka më Mozzik.

Po Mozzik e dëgjon ende Majk?!