Përmes një videoje në mediat sociale, Ronaldo Sharka u ka bërë thirrje fansave të Luizit të mbështesin Kiarën. Kujtojmë se ajo dhe Olta janë përballë Kristit dhe Qetsorit. Publiku deri sonte në mbrëmje do zgjedhë se kë të çojë në nominim kokë më kokë për tu larguar të shtunën.

"Dua të nisim një fushatë shpëtimi për Kiara Titon, jo se ka shumë nevojë për këtë video por uroj të ketë sado pak ndikim te ju."-thotë ai dhe më pas vijon duke listuar arsyet pse Kiara duhet mbështetur dhe jo gjykuar.

"Së pari, Kiara ka zgjedhur të dashurojë një person edhe kur gjithë shtëpia ka qenë kundër tij.
Kiara ka përballuar shumë sfida në atë shtëpi, me mendjen se çfarë mendojnë njerëzit jashtë.
Ka zgjedhur të dashurojë edhe kur njerëz brenda asaj shtëpie kanë qenë kundër asaj lidhje dhe kanë dashur mos të funksionojë.
Njerëzit dashurojnë në mënyra të ndryshme, dhe kjo nuk e bën mënyrën si Kiara dashuron të gabuar."

Duke iu kërkuar mbështetësve të Luizit të suportojnë Kiarën, Ronaldo pyet: "Nëse Luizi dhe Kiara pas disa vitesh do kenë krijuar një familje çfarë na mbetet neve?"

Ronaldo e mbyll videon duke thënë se uron që ndjekësit të nxjerrin në televotim Kristin dhe Qetsorin dhe se do t'i shohë Kiarën dhe Luizin bashkë në finale.