Mbrëmjen e djeshme, Arbana Osmani u bëri me dije banorëve sulmin që i ishte bërë "Top Channel".

Vëmendje tërhoqi Luizi i cili shpërtheu në lot duke zbuluar se e njihte personalisht viktimën, Pal Kola, i cili u vra nga një plumb gjatë sulmit. Ai deklaroi se çfarëdo lloj shume që do fitonte nga BBVIP do ia dhuronte një pjesë familjes së të ndjerit.

“E kam njohur prej emrit rojen, më vjen shumë keq. I them familjes të të ndjerit se në fund të këtij rrugëtimi tim do i jap një pjesë të konsiderueshme”- u shpreh ai.

Mirëpo deklarata e Luizit se e njihte Palin bëri kurioz publikun. Në fakt, Luizi ka folur më herët për të në shtëpi. Duket se takimi i parë mes tij dhe Palit ka qenë mbrëmjen e parë të formatit, 24 dhjetor.

“Ja ishim duke u ngrohur pranë zjarrit”, tha Luizi ndërsa fliste me Arbanën, kur u fut brenda.

E para disa javëve në një bisedë me banorët ai tha se në 24 dhjetor kishte qëndruar jashtë me rojen dhe se ishte burrë i mirë shumë.