Banorëve të shtëpisë së Big Brother, u është dashur të shkruajnë nga një sekret dhe qëllimi ishte që pas leximit të tyre, ata duhet të zbulonin se kujt i përkiste secili sekret.

"Kam qenë e dashuruar me një nga banorët e BBVA", ishte një prej tyre. Mendja banorëve u shkoi tek Nita, por ditën e sotme, Kejsi jo vetëm që pranoi se ky ishte sekreti i saj, por tha gjithashtu se personin që ka dashuruar e ka përballë. Dhe përballë saj qëndronte Lorenci.

Pas disa minutash, ata patën dhe një përqafim.

Kujtojmë se javën e kaluar, Keisi dhe Lorenci ishin në qendër të vëmendjes, pas deklaratës se kanë pasur një marrëdhënie jashtë shtëpisë e cila është e mbyllur dhe mes "tyre tani s'ka më asgjë". 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)