Ne kemi arritur të pranojmë efektet anësore të zakonshme, që vijnë së bashku me marrjen e kontraceptivëve, të tilla si shtimi në peshë dhe ndryshimet e humorit.

Por a është e mundur që disa nga këto efekte anësore 'normale', janë në të vërtetë shenja që trupi juaj po e refuzon marrjen e kontraceptivëve?

"Përdorimi i kontraceptivëve vjen me efekte të caktuara anësore, por shumica prej tyre zhduken brenda 2 deri në 3 muaj pas fillimit të tij," sipas Dr. Veena Madhankumar.

Si ta kuptoni nëse përdorimi i kontraceptivëve është i dëmshëm për ju?

Këto simptoma negative mund të jenë shenja që trupi juaj e refuzon marrjen e tyre:

1. Po përjeton depresion

Ndryshimet e humorit shkaktohen nga një çekuilibër hormonal, kështu që nuk është për t'u habitur që ato mund të jenë një efekt anësor i kontraceptivëve, falë fluksit të hormoneve që trupi juaj po përjeton.

2. Gjakderdhje jonormale

Disa njolla midis periodave janë normale me kontraceptivët hormonalë. Sidoqoftë, gjakderdhja e rëndë midis periodave ose periudhave të tjera, mund të sinjalizojë një problem, siç eshtë 'fibroids'.

3. Ngërçet e barkut

Shumë herë, kontraceptivët shkaktojnë ngërçet e barkut. Pra, nëse dyshoni se kontraceptivët po i shkaktojnë ato, mund të nënkuptojë që nuk janë të përshtatshëm për ju.

4. Rënia e flokëve

Mendohet se pilulat e kontraceptivëve mund të ndikojnë në rënien e flokëve.

5. Djegie ose kruajtje vaginale

Një çekuilibër hormonal mund të çojë në probleme si infeksionet, të cilat mund të shkaktojnë simptoma të pakëndshme si djegia dhe kruajtja vaginale.