Ky vit do jetë i mbushur me shumë muzikë të mirë dhe cilësore. Albumet janë padyshim një nga veprat më të bukura që këngëtarët mund tu servirin fansave të tyre. Dhe në 2023 artistët shqiptarë që kanë vendosur të vijnë me një album nuk kanë qenë të paktë.
Jemi në muajin prill dhe deri tani kemi dëgjuar disa albume tepër të suksesshëm, teksa artistë të tjerë kanë njoftuar se shumë shpejt do vijnë me albume. E deri në fund të vitit ku i dihet dikush tjetër mund t’i shtohet listës. Por, lë të shohim se cilat janë albumet që janë publikuar dhe pritet të publikohen në muajt në vijim.
1. Muzikë me qalldis’- Mc Kresha dhe Lyrical Son
Dyshja e pandashme e shumë e dashur e muzikës shqiptare, Mc Kresha dhe Lyrical Son sollën në 2 shkurt albumin e tyre ‘Muzikë me qalldis’’. Albumi përmban 11 këngë, mes të cilave edhe bashkëpunime me artistë si: Dafina Zeqiri, Lumi B, Ermal Fejzullahu etj.
2. Dhurata- Dhurata Dora
Një surprizë krejt e papritur ishte edhe albumi i Dhurata Dorës që mban emrin e saj “Dhurata”, i publikuar më 3 mars. Ky është albumi i parë i artistes e urojmë mos të jetë i fundit. Albumi ka 16 këngë të ndërthurur në gjuhën shqipe, angleze dhe atë gjermane. Pjesë e tij janë artistë shqiptarë e të huaj si Elvana Gjata, Noizy, Inna, Luciano.
3. Alpha- Noizy
Një album i shumëpritur nga fansat ishte ai i Noizyt, që reperi e quajti “Alpha”, ashtu si koncerti që mbajti në verë në Tiranë. "Alpha" përmban 22 këngë që janë shkruar të gjitha nga Noizy, dhe ka bashkëpunime me disa nga emrat më në zë të muzikës shqiptare, si: Ylli Limanin, Mc Kreshën, Varrosin, Stinen, Camorrën etj. E vetmja vajzë mes tyre është vetëm Elvana Gjata. Pjesë e rëndësishme e albumit janë edhe bashkëpunimet ne artistë ndërkombëtarë si: Ghali, Lacrim, Rayvanny, RAF Camora, Sfera Ebbasta, etj.
Në vetëm 4 ditë nga publikimi në Spotify, albumi i tij është i 5 më i dëgjuar nga albumet debutuese në nivel global. Para Noizyt renditen NF, Daniel Caesar, Rae Scremmurd dhe Ellie Goulding.
4. Unë Jom Ajo- Dafina Zeqiri
Një nga top artistet të industrisë sonë, Dafina Zeqiri, do vijë gjithashtu me një album. Ai mban titullin “Unë jom Ajo” dhe pritej të publikohej në verë. Por, para pak ditëve artistja lajmëroi se do e shtynte edhe pak lançimin e tij. Kjo sipas saj sepse ka patur një ndryshim të papritur dhe ndaj do ulet të bëjë disa ndryshime.
5. Bipolar- Tayna
Edhe Tayna do vijë me një album që e ka quajtur ‘Bipolar’. Ndryshe nga artistët e tjerë ajo ka vendosur që çdo këngë të albumit ta publikojë veç, për t’i dhënë secilës, siç thotë ajo, vëmendjen që meriton. Deri tani nuk dihet ende se edhe sa këngë kanë mbetur, teksa reperja ka publikuar: “Heroinat”; “OFG”; “Pijetore”; “S’du me ni”; “Alpha&Omega”; “Tequila”; “Valle”; “Teket”; “Anaconda”, Merri”.
6. Ledri Vula
Më në fund një album edhe nga Ledri. Vetë ai nuk e ka zbuluar diçka të tillë, por kanë qenë mediat pranë reperit që kanë raportuar ditët e fundit se ai po sjell një album. Në fakt diçka të tillë e ka iniciuar edhe ai në Instagramin e tij ku ka fshirë të gjitha postimet e tij para muajit shkurt. E ditën e djeshme lajmëroi publoikimin e këngës së re, duke shkruar thjesht: "Përshëndetje hejter, shihem më 16 prill”.
7. 2 Ton
Gjithashtu, edhe artisti i dashur 2Ton ka gati albumin e ri. Ai ka njoftuar së fundmi fansat në mediat sociale se është në përgatitje të albumit i cili do të publikohet së shpejti. Por, nuk ka zbuluar ende datën. Albumi quhet “True Story”.
/Revista Class