Nëse sapo keni dalë nga një marrëdhënie ose e ndjeni veten të varur nga ish-i, shpesh mund t'ju thonë se për të kapërcyer këtë situatë, duhet të gjeni dikë tjetër, qoftë dhe vetëm për t'u argëtuar.

Përgjigja nuk është një po ose jo e qartë, por disa ekspertë thonë se dëshira për t'u lidhur seksualisht me dikë tjetër pas një ndarjeje është e kuptueshme – dhe njerëzore.

"Unë mendoj që ndërsa koha shëron plagët, veprimet janë në të vërtetë rrugë më të mira për të shëruar mbingarkesën emocionale," thotë Desirée N. Robinson, një terapiste seksuale dhe psikoterapiste e certifikuar. 

Avantazhet e seksit me dikë tjetër për të harruar ish-in

Nëse ju mungon rehatia fizike që ish-i ofronte, mund të tundoheni kur t'ju paraqitet opsioni për t'u lidhur me dikë tjetër. Sipas Robinson, disa njerëz vërtet e kuptojnë se seksi me dikë tjetër i ndihmon të kalojnë dhimbjen duke shërbyer si një nxitës vetbesimi.

“Shpesh është një shpërqendrim që mund të shërbejë për të vërtetuar aftësinë e dikujt për të qenë tërheqës edhe për të tjerë/a,' thotë ajo për Bustle.

Në varësi të personit me të cilin shkoni, ju gjithashtu mund ta gjeni veten të përmbushur nga tiparet që i mungonin ish-it tuaj, thotë Robinson. 

Ndërveprimet me të tjerët, madje edhe seksualisht, ofrojnë përvojën për të rivendosur një rrjet nervor dhe mënyrën se si ne lidhim kuptimin, përkatësinë dhe intimitetin.

Të dalësh me dikë, që tejkalon standardin e seksit mediokër, mund të jetë patjetër si një përmirësim në jetën tuaj.