-"Sa vjeç je?"

-"Sa mendon ti se jam?"

-"29."

-"Jo në fakt jam 25."

-"Ndjesë.."

*emotional damage*

Eh pra, e gjithë lufta e vajzave në ditët e sotme, është; si të duken më të reja, duke shmangur edhe bisedën më sipër. 

Sot në fakt përmes këtij artikulli, do t’ju këshillojmë të shmangni disa modele flokësh që po ju bëjnë të dukeni më të vjetra.

Jo flokë shumë të kuruara

Mos i kuroni shumë flokët tuaj. Kini parasysh që modelet “perfekte” të flokëve do t’ju bëjnë të dukeni më të mëdha në moshë. Sa më thjesht, aq më të vogla do të ngjani.

Baluket tuaja nuk janë mjaftueshëm

Nëse nuk keni mjaftueshëm baluke në ballë, mos i lini të shpërndara, pasi nuk do të ngjani as bukur, dhe as e re. Kaloni baluket në njërën anë, dhe do të shikoni ndryshimin në fytyrën tuaj.

Shikoni mirë ngjyrën e flokëve

Flokë të zeza dhe sy blu, duket një kombinim vërtet i bukur, por jo të gjithëve, ju shkon. Prandaj vajza, është mirë që të gjeni ngjyrën që i përshtatet fytyrës suaj, në mënyrë që të dukeni më të reja.

Flokët e gjata

Disa vajza ëndërrojnë të kenë flokë të gjatë dhe shëndetshëm. Por jo gjithmonë flokët e gjata ju bëjnë të dukeni bukur. Nëse nuk ndiheni rehat me pamjen tuaj, provoni të prisni një herë flokët, pasi ato mund të jenë “fajtoret”.